A do të ketë transferime nga Reali në janar? Përgjigjet Zidane

A do të ketë transferime nga Reali në janar? Përgjigjet Zidane
Loading...

Real Madridi fitoi me shumë vështirësi në shtëpi në pasditen e së shtunës ndaj Malagas me rezultat 3-2.

Megjithatë, klubi mbretëror po vuan të zhbllokoj ndeshjet e vështira kur Cristiano Ronaldo nuk po është në formë, pasi nuk po ka lojtarë të kalibrit të lart në bankën rezervë.

Kjo pasi po vërehet mungesa e lojtarëve të larguar gjatë verës si Alvaro Morata, James Rodriguez dhe Mariano Diaz.

Trajneri francez i Realit ka lënë të hapur mundësinë për transferime të reja gjatë janarit, teksa ka përjashtuar çdo mundësi të largimit të ndonjë lojtari.

“Transferime në janar? Nuk do të ketë në asnjë mënyrë ndonjë largim”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Sa për afrime, çdo gjë mund të ndodhë kështu që ne do të shohim në vazhdim”.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar