Adelina Ismaili:Jam zhgënjyer nga Kosova! Vend me njerëz mendjembyllur!

Adelina Ismaili:Jam zhgënjyer nga Kosova! Vend me njerëz mendjembyllur!
Loading...

E për të bërë rrëfimin e saj ekskluziv pas lindjes, Adelina ka zgjedhur emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, ku i ka thënë të gjitha… që nga mëmësia e deri të pengu i saj më i madh në jetë.

Një artiste me dekada karrierë mbi supe ndoshta mund të mos ketë ndonjë peng të madh, por Adelina ka.

“Kam, ashtu sikurse ka çdo artist i ri që i futet muzikës e artit për të ndryshuar botën, së paku atë të veten. Mbetet ai pengu që Kosova vazhdon të më zhgënjejë në aspektin e mentalitetit. Kam qenë e bindur se do të ishim më të hapur me njëri-tjetrin, gjeneratat e reja, më konkurrues mes vetes, por unë po shoh të kundërtën dhe kjo po më dhemb!”, – tregon Adelina. “Ky është pengu më i madhk, që ndoshta ndonjëherë i them vetes, ok Adelinë, të gjitha i ke bërë në këtë jetë, por këto nuk ke mundur t’i futësh dikujt në kokë, që më mirë të jesh i hapur, i dashur, i arsimuar”.

Ajo shton: “Po shoh tendencë te të rinjtë për të kufizuar kreativitetin, dashurinë!”.

Ne urojmë që kjo gjë të ndryshojë shpejt e kështu Adelina të mos ketë më asnjë peng. Fundja, i ka dhënë shumë këtij publiku për të mos marrë edhe këtë gjë mbrapsht!

Intervistën e plotë të Adelinës se gjeni mëposhtë.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar