AFP: Hetimi për Tahirin godet shpresat e Shqipërisë për në BE

AFP: Hetimi për Tahirin godet shpresat e Shqipërisë për në BE
Loading...

“Hetimi ndaj një ish-ministri të brendshëm për implikim në trafikun ndërkombëtare të drogës e vështirëson pozicionin e Shqipërisë në afrimin e saj me Bashkimin Evropian. Vend kandidat që nga viti 2014, Tirana synon të bindë BE të hapë negociatat e pranimit në fillim të vitit të ardhshëm”.

Kështu e nis shkrimin kushtuar situatës politike në Shqipëri agjencia franceze e lajmeve AFP.

“Saimir Tahiri, 38 vjeç, ministër i brendshëm deri në pranverën e vitit 2017, njëri shumë pranë Kryeministrit socialist Edi Rama, akuzohet nga opozita për një sërë akuzash për bashkëpunim me trafikantët e drogës”, thuhet në artikullin e AFP.

Në shkrim citohet ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu sipas të cilit Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve.

“Skandali shpërtheu në mes të tetorit, pas arrestimit të një trafikanti shqiptar në Itali. Mediat lokale publikuan përgjimet telefonike ku duket se komprometohet edhe Tahiri”.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar