Afrim Gashi për Albinfo.ch : Anëtarësimi i Maqedonisë ndalon apetitet ruse në rajon

Afrim Gashi për Albinfo.ch : Anëtarësimi i Maqedonisë ndalon apetitet ruse në rajon
Loading...

 

 

Pjesë nga intervista e kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhënë portalit informativ shqiptarë në Zvicër (Albinfo.ch)

 

“Albinfo.ch”: Të dalim pak në pjesën e zhvillimeve të përgjithshme në Maqedoni. A mendoni se Maqedonia do ta zgjidhë problemin e emrit dhe do të marrë ftesë për në NATO?

Afrim Gashi: Megjithëse kjo gjë mbahet paksa larg opinionit, me arsyetimin që të mos e dëmtojë procesin, nga informacionet që unë i kam, kam shumë shpresë se – pavarësisht se a do të përfundojnë me epilog të suksesshëm bisedimet për emrin – Maqedonia ka mundësi të marrë ftesë për anëtarësim në NATO. Dhe, kjo për shtetin dhe për shqiptarët është lajm shumë i rëndësishëm, sepse përfundimisht edhe ne futemi nën çadrën e sigurisë dhe stabilitetit perëndimor dhe vetëm ashtu ndalen apetitet ruse për rajonin. Anëtarësimi në NATO do të krijojë edhe stabilitet për zhvillim ekonomik, që nënkupton rritjen e investimeve dhe hapje të vendeve të reja të punës, por edhe funksionimin e shtetit të së drejtës e kështu me radhë. NATO është prioritet i yni edhe si komb shqiptar, por edhe si shtet i Maqedonisë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar