Afrim Gashi për Albinfo.ch : BESA janë njerëzit që e përfaqësojnë, ideja dhe programi i saj

Afrim Gashi për Albinfo.ch : BESA janë njerëzit që e përfaqësojnë, ideja dhe programi i saj
Loading...

 

Pjesë nga intervista e kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhënë portalit informativ shqiptarë në Zvicër (Albinfo.ch)

 

“Albinfo.ch”: Në partinë tuaj, Lëvizja Besa, në fillim të këtij viti ndodhën disa turbulenca, shkarkime, emërime, dy kongrese dhe përçarja vijon. Mund të na sqaroni se kush është tani Lëvizja Besa?

Afrim Gashi: Po, është e vërtetë se ndodhën disa turbulenca, për të cilat sigurisht që nuk jemi të lumtur, por ajo dorë që i shkaktoi ato ishte më e fuqishme se dëshira dhe vullneti jonë që të mos e lejojmë një çarje të tillë. E se çka është sot Lëvizja BESA për këtë mund t’ju them se Besa janë njerëzit që e përfaqësojnë atë, është ideja dhe është programi i saj. Gjithnjë kam qenë i bindur, madje aq më shumë jam bindur ndërkohë duke punuar, se për organizatat politike nuk është e rëndësishme administrata, vendimet e gjykatave dhe vulat, por është e rëndësishme ideja që e mban në këmbë një organizatë dhe janë të rëndësishëm njerëzit që e bartin atë ide. Edhe në të kaluarën, por edhe sot ka plot organizata që nuk dihet a janë diku të regjistruara, bile plot janë ilegale, që bartin ide dhe programe që mbledhin mijëra e miliona njerëz. Prandaj, për neve nuk është aspak i rëndësishëm procesi gjyqësor që ende na mban, pak a shumë, peng me pjesën që doli nga Lëvizja BESA, por jam i bindur se së shpejti edhe kjo përfundon dhe pastaj do të kemi mundësi të veprojmë lirshëm, sepse, përveçse realisht – siç jemi sot dy organizata – së shpejti edhe formalisht do të jemi dy organizata të ndryshme politike.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar