Afrim Gashi për Albinfo.ch : ZHVILLIMI është kryefjala e veprimit tonë politik

Afrim Gashi për Albinfo.ch : ZHVILLIMI është kryefjala e veprimit tonë politik
Loading...

 

 

Pjesë nga intervista e kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhënë portalit informativ shqiptarë në Zvicër (Albinfo.ch)

 

“Albinfo.ch”: Çfarë ju dallon juve nga Besa tjetër? A ka ndonjë risi?

Afrim Gashi: Për neve Besa është vetëm një. Sidoqoftë, ajo që na dallon jo vetëm nga grupe joformale që mund ta bartin emrin e partisë sonë, por edhe nga partitë e tjera, është ideja ose vizioni për shqiptarin e Maqedonisë. Ne mendojmë se shqiptari në Maqedoni nuk është periferi e Tiranës dhe e Prishtinës, por është njëri kënd i trekëndëshit barabrinjës shqiptar, është bërthama e tretë shqiptare në Ballkan. Konform kësaj ne jemi të përkushtuar që ta mbrojmë, fuqizojmë dhe kultivojmë këtë identitet shqiptar, duke krijuar kushte të volitshme zhvillimore, që ta ndalim shpërnguljen e shqiptarëve dhe – mundësisht – edhe kthimin e tyre në vatrat e tyre autoktone, por edhe zhvillimin e arsimit cilësor e shkencave albanologjike, ngritjen e kulturës shqiptare, pastaj jemi të fokusuar në mënyrë të veçantë në integrimin e vendit në BE dhe në NATO, sepse ato për neve janë interesat më të larta strategjike, ndërsa jemi të përkushtuar edhe në vendosjen e shtetit të së drejtës, për çka Maqedonia ka nevojë, në përgjithësi, ndërsa shqiptarët këtu, në veçanti. Me një fjalë, kryefjala e veprimit tonë politik, në mandatin tim, i bie të jetë Zhvillimi. Mendoj se ky është një dallim substancial edhe nga subjektet tjera shqiptare dhe joshqiptare e jo vetëm nga një pjesë e shkëputur e Besës.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar