Afrim Gashi pjesë e qeverisë – një ambasadë e fuqishme perëndimore kërkon që Gashi të jetë në qeveri!

Afrim Gashi pjesë e qeverisë – një ambasadë e fuqishme perëndimore kërkon që Gashi të jetë në qeveri!
Loading...

 

Lëvizja BESA, e udhëhequr nga Afrim Gashi, tanimë do të jetë pjesë e qeverisë reformatore Zaev. Kjo gjë u vërtetua edhe dje para opinionit publik, kur kryetari Afrim Gashi pas takimit që kishte zhvilluar me kryeministrin Zaev deklaroi edhe publikisht se ata tashmë do të jenë pjesë e qeverisë, duke mos dhënë asnjë detaj shtesë.
Gashi, gjatë prononcimit për media, kishte deklaruar se pas mbledhjes që do ta zhvillojë me organet partiake – Kuvendin Qendror, i cili duhet ta japë vendimin final për hyrjen në qeveri të Lëvizjes BESA, ata do të dalin me detaje shtesë.
Ajo që vlen të theksohet është se një ndër ambasadat më të fuqishme perëndimore është duke insistuar që Lëvizja BESA e Afrim Gashit të bëhet pjesë e qeverisë reformatore. Analistë dhe opinionistë të ndryshëm vlerësojnë se mbetja jashtë loje (out) e Kasamit për qeveri vjen pikërisht nga shkaku se ky grupacion ka brenda vetes ekstremistë të dhunshëm me agjendë anti-europiane. Sipas tyre, grupi i tillë – nga Llërca dhe ekstremistët e dhunshëm të Bekir Halimit – ka agjendë tjetër, që Maqedoninë ta çorientojnë nga rruga euro-atlantike.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar