Afrim Gashi shpreh ngushëllime për vdekjen e Fadil Vokrrit – legjendës së futbollit shqiptar

Afrim Gashi shpreh ngushëllime për vdekjen e Fadil Vokrrit – legjendës së futbollit shqiptar
Loading...

Lajmi për vdekjen e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, nuk është lajm i hidhur vetëm për familjen e tij të ngushtë dhe për sportdashësit, por është një lajm pikëllimi për të gjithë shqiptarët që janë rritur me emrin e tij.
Si tifoz i Vokrrit, kur ai luante për Prishtinën dhe, më pas, për Partizanin, do ta mbaj mend se ai ishte metafora e shqiptarit të suksesshëm në Jugosllavi. Ai ishte simbol i shqiptarit që mund ta urrenin, por nuk mund t’ia mohonin aftësitë. Ovacionet për Vokrrin, përtej tifozerisë sportive, ishin edhe një katarzë politike për shqiptarët në Jugosllavi në vitet e ’80-ta, që ishin nën presion të hatashëm nga pushteti serbo-jugosllav. Atëbotë të gjithë shqiptarët ishin fadilvokrra dhe Fadili ishte në zemrat e të gjithëve.
Por, legjendat nuk vdesin! Emri i tyre është i pavdekshëm. Ne gjithnjë do të mburremi me emrin e tij.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë sportdashësve!
Fadil, të qoftë i lehtë dheu nga i cili na fali Zoti!
Amshimi qoftë paqe për ty!

Afrim Gashi,
Kryetar i Lëvizjes BESA

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar