Afrim Gashi sonte vizitoi strukturat e Lëvizjes BESA në Saraj

Afrim Gashi sonte vizitoi strukturat e Lëvizjes BESA në Saraj
Loading...

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Skender Rexhepi-Zejd,kanë zhvilluar takim me strukturat dhe simpatizantët e degës Saraj. Në atmosferë miqësore simpatizantët e Lëvizjes BESA u njoftuan për së afërmi për situatën aktuale politike, mundësin e hyrjes së BESËS në qeveri dhe nevojën e Maqedonisë për të qenë pjesë e familjes euro-atlantike. Skender Rexhepi – Zejd, para të pranishmëve foli për strukturimin dhe organizimin politik të Besës nëpër degët e saja gjithandej Maqedonisë. Rexhepi shtoi se: takimet që po zhvillohen gjithandej Maqedonisë, me simpatizantët dhe strukturat partiake të BESËS, po dëshmon se ne jemi në anën e drejt dhe afër halleve të qytetarëve. Kryetari i BESËS z. Afrim Gashi, para të pranishmëve foli për rëndësinë dhe peshën e rëndë që bartë BESA, zhvillimet e fundit politike si dhe për momentumin historik në të cilën gjendet Maqedonia. Sipas Gashit ” BESA është partia politike e cila ka vizion dhe ide me projektet e saja zhvillimore për shtetin. Kryetari i BESËS, Afrim Gashi më tej shtoi se BESA është kjo ide e cila Maqedoninë dëshiron ta sheh drejt rrugës euro-atlantike NATO dhe BE. Takime të këtilla kryetari Gashi, pritet ti realizoj ditëve në vijim edhe me degët dhe strukturat tjera partiake.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar