Afrim Gashi uron Ditën Ndërkombëtare të Familjes

Afrim Gashi uron Ditën Ndërkombëtare të Familjes
Loading...

Sot, më 15 maj – në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, dëshiroj ta veçoj këtë moment dhe ta ritheksoj rëndësinë që ka kjo bërthamë e shoqërisë, në përgjithësi, dhe për shqiptarët në veçanti.
Përkundër sulmeve që iu kanë bërë familjes, e kam fjalën për sulmet që i bëhen familjes tradicionale dhe identitetit të saj, dua të theksoj se Lëvizja BESA, konform programit të saj të djathtë, vazhdon të besojë se familja është qeliza elementare e organizmit shoqërore dhe, prandaj, synon ta afirmojë dhe kultivojë atë, sepse vetëm në saje të funksionalitetit të saj shoqëria arrin të qëndrojë dhe të zhvillohet.
Në frymë të kësaj, edhe unë personalisht mbetem thellë i angazhuar që të ndihmoj në ruajtjen e kësaj vlere dhe në afirmimin e saj, për t’ua përcjellë si të tillë edhe brezave të ardhshëm. Madje, për të qenë më koncizë, jam thellë i bindur se vetëm ruajtja e familjes, ashtu siç e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë, është garanci se mund të mbrohen dhe të ruhen edhe vlerat tona etnike e kulturore.
Duke besuar se familja është gardhi i mbrojtjes së vlerave tona, unë do të mbetem rojtar i paepur në mbrojtje të saj.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar