Aktivistët e revoltuar nga klani “Llërca” kërkojnë diplomat e grabitura nga Adnan Azizi!

Aktivistët e revoltuar nga klani “Llërca” kërkojnë diplomat e grabitura nga Adnan Azizi!
Loading...

Nga dita e shtunë kanë filluar ikje të mëdha kolektive me degë dhe nëndegë, nga fraksioni i njohur si klani i Llërcës. Të gjitha këto largime masive që po ndodhin në këtë fraksion këtyre ditëve të fundit, vijnë shkaku se aktivistët e këtij grupi joformal kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mashtrimeve disamujore nga Bilalli dhe ish-hoxha i Llërcës, Adnan Azizi, i cili pas grabitjes së diplomave që iu ka bërë aktivistëve, ka marrë valixhen për të ikur në Gjermani. Aktivistët e revoltuar kanë shprehur revoltën e tyre duke kërkuar nga këta dy persona që: sa më shpejt t’i kthejnë diplomat e marra nga ne, sepse na mashtruan shumë herë duke na thënë se do të hyjmë në qeveri, ti do të jesh i punësuar në këtë drejtori etj.
Aktivisti i njohur nga Tetova S. S., i cili tani për tani dëshiron të mbetet anonim, thotë kështu: Tetova nuk dëshiron më t’i shohë me sy Bilallin dhe Zizin e Llërcës. Ky i fundit na la në baltë dhe iku për në Gjermani… jam shumë i mllefosur me veprimet e tyre… ata shkelën BESËN, Billy dhe Zizi i Llërcës… janë persona non-grata në Tetovë”. Një aktivist tjetër po nga i njëjti fraksion duket tepër i revoltuar nga mashtrimet e Bilallit, duke u përgjigjur kështu: “Ata na kanë tradhtuar shumë keq, gati 4 muaj na kanë mbajtur peng të mashtrimeve dhe dredhive politike duke na thënë se shumë shpejt do të hyjmë në qeveri; mos ikni na thoshin, përpiluan edhe lista punësimesh… u bënë si etni i punësimeve, bile-bile na i kanë marrë edhe diplomat, duke na thënë se po ju sistemojmë në punësime; kjo është tradhti e madhe”, thotë aktivisti i këtij fraksioni nga Zhelina e Tetovës.
Disa aktivistë po nga ky fraksion kanë paralajmëruar se nga dita e shtunë, kur u mashtruam së fundmi nga Bilalli, së shpejti do të largohen dhe do të ikin nga ky klan./shkupipress.info

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar