Akuza për bashkëpunim me kriminelët, Dako: Thashetheme, gati të përballem

Akuza për bashkëpunim me kriminelët, Dako: Thashetheme, gati të përballem
Loading...

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu është përgjigjur sot akuzave të Partisë Demokratike se ai pretendohet të jetë i lidhur me banda trafikantësh. Në një deklaratë për mediat, Dako i mohon akuzat dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë po të jetë nevoja.

“I hedh poshtë të gjitha akuzat, janë thashetheme dhe do përballem po të jete nevoja. Akuza të mjeranëve, që kanë mbetur me katër deputetë.Nuk ka asgjë të vërtetë nga atë që thuhet për të dhe se opozita kërkon të baltosë punën e tij.

E kam thënë edhe në reagimin tim në Facebook, nuk më trembin këto thashetheme. Unë jam i vendosur të bëj punën time, dua t’i shërbej me devotshmëri atyre që më kanë besuar . Këto janë sulme politike, ne nuk merremi me llafe, shpifje por me punë”, deklaroi kreu i bashkisë Durrës

24 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar