Artjola Toska ngatërron dhëndurët në dasmë, ja çfarë bëri nusja

Artjola Toska ngatërron dhëndurët në dasmë, ja çfarë bëri nusja
Loading...

“Ka nja 3-4 vjet që punoj më shumë në Maqedoni dhe atje ka dasma çdo natë. Duke kënduar çdo natë, ata kanë zakon që ta sjellin listën e familjarëve me shkrim që ti të bësh prezantimin, falenderimin në emër të dasmorëve, muzikantëve etj. Dhe unë lexova emrin e çiftit, familjarëve, i urova trashëgime. Më pas nisi dasma, u çua çifti të kërcejë, ‘Hajde Alfred, hopa Alfred’, ‘Iku Alfredo beqarnia’, pastaj fillova dhe me konfidenca ‘Fredi, Fredi, hajde Fredi, hopa Fredi’.

Nga fundi kur erdhi momenti për tortën i them ‘I përket vetëm çiftit ky moment se është ceremonia e tortës’. Erdhi çifti, ‘Hajde Fredi’ unë prapë. Kur vjen motra e dhëndrit më thotë në vesh: ‘Dhëndri e ka emrin Shabon’, tregoi Artjola duke bërë publikun të shpërthejë në të qeshura.

“E bukura është se Alfredi kishte qenë dhëndri që ishte martuar një natë përpara. ‘Po mirë si s’keni turp. Unë kam dy orë duke thënë Fredi, Fredi’, i thashë më pas”, shtoi këngëtarja

“Ndërsa nusja me dhëndrin rrinin duke parë njëri-tjetrin me habi. Shihnin edhe përqark kush është Fredi”, tha Artjola.

 

 

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar