Asaf Ademi: Bashkëpunimi me SHBA-të ka një vlerë të madhe

Asaf Ademi: Bashkëpunimi me SHBA-të ka një vlerë të madhe
Loading...

Sot në Shkup u hap Simpoziumin për Artin, që organizohet nga Qendra “Lokomotiva” me mbështetje të SHBA-ve dhe USAID-it, ndërsa mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë. Në hapjen e simpoziumit fjali rasti pati edhe ministri i Kulturës në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, dhe ambasadori i SHBA-ve në vend, Xhejs Bejli.
Me këtë rast ministri Ademi theksoi se “Bashkëpunimi me Ambasadën e SHBA-së dhe USAID-in ka një vlerë të madhe, sepse ato japin kontribut të madh për avancimin e gjendjeve të ndryshme në gjithë vendin, përfshirë këtu edhe sferën e kulturës.”
Ndërkaq në lidhje me simpoziumin e organizuar ministri Ademi potencoi se “Temat e këtij simpoziumi do të ndihmojnë edhe në përfitimin e njohurive dhe mjeteve praktike edhe për një tjetër prioritet të Qeverisë, siç është decentralizimi i kulturës. Për ne janë të domosdoshme praktikat që zbatohen në botë për zhvillimin e mjediseve lokale, institucioneve lokale, si dhe sektorit joqeveritar në mjedise më të vogla, që kontribuojnë në adresimin e përmbajtjeve kulturore, të cilat do t’i rigjallërojnë rajonet natyrore në vendin tonë.”
Punimet e simpoziumit do të vazhdojnë edhe nesër, ndërsa në të marrin pjesë punonjës të kulturës, drejtues të institucioneve kulturore dhe artistë. Mes tjerash aty do të ligjërojnë edhe Aviva Rozentall, Filip Horn dhe Alen Naus, që kanë ardhur enkas për këtë simpozium nga SHBA-të.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar