‘’Azem Morana’’ pyet Visar Ganiun! – Pse Visar….?

‘’Azem Morana’’ pyet Visar Ganiun! – Pse Visar….?
Loading...

 

 

 

Njëra ndër nëndegët e Lëvizjes BESA – dega Çair, ‘’ Azem Morana’’ ka lëshuar pyetje për kryetarin e komunës Çair, Visar Ganiun e BDI-së.

 

Ja pyetjet e parashtruara nga ‘’ Azem Morana’’, drejtuar kryetarit të komunës Çair, Visar Ganiu.

 

Nëndega e Lëvizjes Besa “Azem Morana” – Çair: Pse gënjeve Visar Ganiu?

 

Meqë nuk deshëm ta ngushtojmë dhe ta koritim Visar Ganiun para opinionit me pyetje se kush është BOSS në Komunën e Çairit, Izeti apo Beqa, të cilët ai nuk e njihte në fushatë, ne – nëndega “Azem Marana” e Lëvizjes BESA në Komunën e Çairit kemi vendosur që të mos shkojmë në debatin publik me të, por pyetjet tona t’i parashtrojmë përmes terrenit.

Shikoni këto pamje dhe pyetni se ku mbeti Kontrata! Premtimi i tij ishte se ai do t’i asfaltojë këto rrugë, por kaluan tashmë gjashtë muaj dhe, përveç lajmit se e kanë rrahur në zyrë dhe se dëshiron të jap dorëheqje, asgjë tjetër nuk kemi dëgjuar dhe nuk kemi parë nga ai.

Visar, këto pamje janë nga lagja e Gazi Babës. Te ne asgjë nuk ka ndryshuar. Ndryshimi i vetëm janë gropat e reja, thellimi i gropave të vjetra, por edhe i plagëve të vjetra. A do të vish prapë për vota dhe me Kontratë në dorë?

Sidoqoftë, urime muaji i bekuar i Ramazanit! Me gropat dhe me mashtrimet e Visar Ganiut!

 

 

 

Shkup, 13 maj 2018                                         Nëndega e Lëvizjes Besa “Azem Morana” – Çair

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar