Basha: Rama, aferë mafioze me inceneratorët. Të hetohet

Basha: Rama, aferë mafioze me inceneratorët. Të hetohet
Loading...

Kryetari i  PD-së Lulzim Basha ka denoncuar kryeministrin Rama se po e kthen vendin në nj kazan plehrash dhe se po iu lë dorë të lirë kriminelëve. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një konference me mediat.

“Denoncojmë një aferë të tmerrshme kriminale.  Sektori i plehrave dhe i mbetjeve është sektor ku Edi Rama do të lërë dorë të lirë kriminelëve. Po ecën me strategjinë e inceneratorëve, që është shkatërruese për vendin. Rama po kthen Shqipërinë në kazan plehrash. Pas inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës fshihet Arben Ahmetaj dhe Edi Rama.

Momentalisht është ai i Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Të tria kontrollohen nga i njëjti person që shërben si figurim për të fshehur pronarët e vërtetë. Pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. Vetëm ata mund t’i jepnin 4.8 mln euro ndërtuesit të inceneratorit të Fierit pa nisur punë.

Nga 11 milionë euro që është buxheti i vitit për mbetjet, 10 milionë i marrin vetëm këta të tre, Fieri, Tirana dhe Elbasan Bëhet fjalë për 400 milionë euro që do të paguhen nga shqiptarët për ndërtimin e inceneratorëve në 20 vjet. I bëj thirrje KLSH-së dhe prokurorisë të hetojnë. Kjo është aferë kriminale dhe mafioze. KLSH e Prokuroria të nisin menjëherë hetimin për të zbuluar  këtë aferë që zhvat shqiptarët”, tha Basha.

27 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar