BDI e ndarë dhe e përçarë në 7 fraksione – dega e Çairit në BDI në përçarje të madhe!

BDI e ndarë dhe e përçarë në 7 fraksione – dega e Çairit në BDI në përçarje të madhe!
Loading...

Bashkimi Demokratik për Integrim gjendet para një përçarje tepër të madhe, thonë burime brenda BDI-së të cilët dëshirojnë të mbetet anonim. Ata gjithsesi shprehen tepër të shqetësuar me ngjarjet e fundit që po ndodhin në BDI pakpara kongresit të tyre që pritet të bëhet muajin e ardhshëm. Sipas po të njëjtit burim çarja më e madhe pritet të ndodh mes krahut të luftës që udhëhiqet nga Hazbi Lika dhe Musa Xhaferit. Konfliktet e njëpasnjëshme mes krahut të Likës dhe Xhaferit vijnë shkaku se që të dy dëshirojnë që ta kontrollojnë terrenin politik brenda BDI-së, por sipas po të njëjtit burim marrim vesh se çarjet më të theksuara ditëve të fundit vijnë edhe nga strukturat partiake të kësaj partie. Përpos çarjes së theksuar që mbizotëron në degën e Sarajit mes krahut të Blerim Bexhetit ( kryetarit aktual të Saraj) dhe krahut të Rafiz Halitit, çarje të theksuar dhe përplasje të madhe pak para shpartallimit, siç duket kjo parti ka edhe në degën e saj të Çairit, ku dihet se tani më dega e Çairit në BDI kontrollohet nga disa fraksione – klani Beqir Asanit, grupi Izet Mexhiti, grupi Bujar Osmanit bashkë me Artan Grubin, Ejup Halimi etj, ku dekor i komunës mbetet të jetë kryetari aktual, Visar Ganiu – i cili detyrimisht kontrollohet nga të gjithë fraksionet.
Vlen të theksohet se javë më parë, kryetari aktual i Sarajit, Blerim Bexheti publikisht i kishte qortuar Hazbi Likën dhe Bujar Osmanin për mos përmbushjen e shumë premtimeve të dhëna gjatë zgjedhjeve lokale – duke ju thënë se të dy janë politikanë të papërgjegjshëm. Kjo gjë siç duket edhe më shumë i ka thelluar ndasitë brenda partiake në BDI.
Javë më parë, gazetari maqedonas Goran Momiroski, kishte thënë se trendi i fraksioneve në BDI ekziston dhe se për momentin sipas tij në këtë parti gjithësej janë 7 fraksione, të cilët janë duke luftuar t’i marrin ‘’fronin’’ Ali Ahmetit.
Mbështetësitë e krahut të Likës janë: Fatmir Dehari – kryetari i Kërçovës, Rafiz Haliti, Kreshik Bekteshi, ndërsa përkrahësit e Musa Xhaferit janë Blerim Bexheti – kryetari i komunës Saraj, Ramiz Merko, Xhevat Ademi, Ejup Halimi./kumanovapress.info

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar