BDI me replika i ndihmon VMRO-së ta vonojnë konstituimin e Kuvendit

BDI me replika i ndihmon VMRO-së ta vonojnë konstituimin e Kuvendit
Loading...

Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot nuk janë të vetëm në debatet me replika dhe kundërreplika që kanë për qëllim zvarritjen e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të ri. Sot në këtë debat janë përfshirë edhe deputetët e BDI-së duke shkaktuar vonesa shtesë përvec atyre që shkaktojnë vetë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Deputeti Xhevat Ademi dhe Artan Grubi disa herë janë kanë shfrytëzuar replikat dhe ndërhyrjet procedurale për tju përgjigjur deputetëve të VMRO-së duke përsëritur fjalët e njëjta. Temat për të cilat BDI është pëfshirë në atë që vetë e quajti teatër politik janë investimet në Komunën e Tetovës dhe deklarata e partive shqiptare. Edhe pse fillimisht akuzuan se VMRO e shfrytëzon deklaratën si shkas për bllokadë, deputetët e BDI-së vazhduan të debatojnë me kolegët e tyre nga VMRO për të njëjtën temë duke vonuar debatin edhe më shumë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar