Befason Adelina! Tregon si e zuri politikanin e njohur duke vjedhur para

Befason Adelina! Tregon si e zuri politikanin e njohur duke vjedhur para
Loading...

Madje ajo ka qenë edhe larg paraqitjeve publike, duke iu përkushtuar tërësisht rritjes së vogëlushit të saj, Uliksit, shkruan lajmi.net.

Këto ditë Adelina erdhi në Kosovë, lajm ky që bëri bujë në mediet shqiptare, por me të ardhë ajo solli edhe shumë informacione të reja rreth saj.

Pasi kishte bërë të ditur se shumë shpejt do të kthehet në ekran dhe se kësaj radhe do ta provonte veten si aktore, Adelina dha një intervistë për ‘Thumb’.

Në këtë intervistë, Adelina rrëfeu për ndjenjën e të qenit nënë, foli për Uliksin dhe partnerin e saj, Valin.

Ndërsa, derisa kujtoi kohën kur mbante koncerte vite më parë, Adelina ka rrëfyer një ngjarje interesante që nuk e kishim dëgjuar më parë.

“Kur kam qenë 14 vjeç jam futur në banjon e meshkujve në koncert. E kam zënë organizatorin e koncertit që tashmë është figurë  politike në Kosovë, por nuk përmendi emra unë. E kam zënë me gjithë pagesat e këngëtarëve, shpenzimet, me një qese duke ikur nga dritarja.”, deklaroi Adelina.

Ajo tregon se si e kishte kapur për këmbe duke menduar se ishte duke bërë vetëvrasje, por pas asaj e kishin rrahur kolegët e tjerë që e kanë kuptuar se çfarë po bënte ai.

Këngëtarja thotë që pastaj në çdo koncert kanë bërë shaka duke i thënë të mos i lejojnë para Adelinës se do t’i hudhte për dritare, në atë kuptim që ajo ka ikë prej parave dhe ka shpëtuar njerëz të këqij. /Lajmi.net/

 

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar