Bekim Sali i forti i Çairit – që sonte shuan përsëri ëndrrat BDI-së!

Bekim Sali i forti i Çairit – që sonte shuan përsëri ëndrrat BDI-së!
Loading...

 

 

Sonte gjatë tubimit madhështor që kishte Lëvizja BESA -Çair, kjo lëvizje edhe njëherë dëshmoi se bastion kryesor të saj e kanë Çairin. Para shumë simpatizantëve dhe aktivistëve të Çairit, kryetari i degës Çair nga Lëvizja BESA, dr. Bekim Sali i njohur në opinion si i forti i Çairit që dridh BDI-në, sonte edhe njëherë dëshmoi se fjalën e fundit në Çair, e ka stomatologu i mirënjohur Sali. “Lëvizja BESA në Çair është më unike se kurdoherë dhe më e fuqishme seç ka qenë edhe në fillim. Prandaj, Kryetar i nderuar, unë nuk di si është saktë puna në degët e tjera, por sa për Çairin, kur të duash kërko zgjedhje, sepse ne jemi gati” , përfundoi Bekim Sali. Gjatë tubimit madhështor fjalë rasti patën edhe Sekretari i Përgjithshëm i Besës, Zejd Rexhepi dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, dr. Zeqirija Ibrahimi. Kryetari i BESËS, Afrim Gashi dha mesazhin e shumëpritur që këtë ditë u plasua në rrjetet sociale dhe portalet e ndryshme – për një sihariq të ri për aktivistët e BESËS. Sihariqi dhe paralajmërimi që sonte e shpalosi kryetari i BESËS  para aktivistëve të kësaj partie, ishte kjo: sot kam marrë ofertë serioze për pjesëmarrje në qeveri”, përfundoi kryetari i BESËS, Afrim Gashi. Nesër gjatë ditës pritet të del oferta konkrete që ka marr kryetari Gashi nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar