BESA e ka marrë Ministrinë e Kulturës për shkak se shqiptarët nuk kanë qenë të përfaqësuar në kulturë

BESA e ka marrë Ministrinë e Kulturës për shkak se shqiptarët nuk kanë qenë të përfaqësuar në kulturë
Loading...

Hera e fundit kur shqiptarët kanë udhëhequr me dikasterin e kulturës ka qenë viti 2006. Ministër i fundit shqiptar i kulturës ishte Arifhikmet Xhemaili nga radhët e PDSH-së. Është për të ardhur keq se si politikanët shqiptarë, që kanë qenë pjesë e qeverive të ndryshme, nuk kanë shprehur interesim në avancimin e çështjes dhe kulturës shqiptare. Pas më shumë se një dekade shqiptarët e Maqedonisë iu gëzuan lajmit të madh se dikasterin e Kulturës do ta udhëheqin shqiptarët profesionistë, si dhe intelektualisht dhe moralisht mirë të përgatitur, me në krye Asaf Ademin nga Lëvizja BESA.
Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se gjatë bisedimeve për hyrjen e BESËS në qeverinë reformatore të Zaevit, kryetari i BESËS, Afrim Gashi, ka qenë këmbëngulës që me Ministrinë e Kulturës të udhëheqë partia e tij, shkaku se një kohë të gjatë shqiptarët nuk kanë qenë të përfaqësuar me dikasterin e Kulturës, aq më shumë që tani më një kohë të gjatë shqiptarët kanë qenë të diskriminuar në jetën kulturore në vend.
Vlen të theksohet se partia e Afrim Gashit është në përgatitje të shumë projekteve për avancimin e çështjes kulturore shqiptare në vend. Të premten pritet që Kuvendi i Maqedonisë ta votojë riformatimin e qeverisë Zaev, me ç’rast për Ministër të Kulturës do të emërohet Asaf Ademi nga Lëvizja BESA.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar