BESA faktor kyç në qeveri për ndërrimin e emrit të Maqedonisë

BESA faktor kyç në qeveri për ndërrimin e emrit të Maqedonisë
Loading...

 

Republika e Maqedonisë tani më e ka thuajse të kryer ndërrimin e emrit shtetëror, ku pritet që brenda disa orëve të ketë deklaratë për media kryeministri i vendit, Zoran Zaev duke na treguar detaje nga marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin disa vjeçar të emrit mes këtyre dy shteteve. Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion shtesë se si do të duket marrëveshja, por sipas burimeve mirë të informuara brenda qeverisë marrim vesh se një ndër faktorët kyç për ndërrimin e emrit të Maqedonisë, është edhe partneri i kualicionit qeveritar, Lëvizja BESA e Afrim Gashit. Siç duket, Lëvizja BESA është duke luajtur një rol tepër konstruktiv dhe shumë efektiv në bashkëqeverisjen me Zoran Zaev, kjo gjë mund të kuptohet edhe nga euforia e krijuar nëpër shumë media për zgjedhjen e kuadrit më të mirë qeveritar nga Lëvizja BESA. Vlen të theksohet se ishte pikërisht Lëvizja BESA në krye me Afrim Gashin, që vazhdimisht javëve të fundit potenconin nëpër shumë paraqitje mediatike se Maqedonia gjendet para momentit historik të saj, anëtarësimin e saj drejt NATO-së dhe BE-së, duke dhënë theks se kyçja e BESËS në qeveri është pikërisht në momentet historike të Maqedonisë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar