Blerim Bexheti kandidati më serioz për kryetar të BDI-së? – Priten përçarje në kongresin e qershorit! –

Blerim Bexheti kandidati më serioz për kryetar të BDI-së?  – Priten përçarje në kongresin e qershorit! –
Loading...

Bashkimi Demokratik për Integrim gjendet para një përçarje tepër të madhe, thonë burime brenda BDI-së, të cilët dëshirojnë të mbetet anonime. Ata, gjithsesi, shprehen tepër të shqetësuar me ngjarjet e fundit që po ndodhin në BDI pak para kongresit, që pritet të bëhet muajin e ardhshëm.
Sipas po të njëjtit burim, çarja më e madhe pritet të ndodhë mes krahut të luftës që udhëhiqet nga Hazbi Lika dhe Musa Xhaferit. Konfliktet e njëpasnjëshme mes krahut të Likës dhe Xhaferit vijnë shkaku se që të dy dëshirojnë që ta kontrollojnë terrenin politik brenda BDI-së. Por, sipas të njëjtit burim, Blerim Bexheti me përkrahjen e Musa Xhaferit pritet të jetë kandidati më serioz për kryetar partie në kongresin e qershorit. Vlen të theksohet se, ditë më parë, kryetari aktual i Sarajit, Blerim Bexheti publikisht i kishte qortuar Hazbi Likën dhe Bujar Osmanin për mospërmbushjen e shumë premtimeve të dhëna gjatë zgjedhjeve lokale, duke ju thënë se “të dy janë politikanë të papërgjegjshëm”.
Se a do të jetë kryetar i ardhshëm i BDI-së përkrahësi i Musa Xhaferit, kjo do të shihet pak para kongresit partiak të BDI-së.
Mbështetësitë e krahut të Likës janë: Fatmir Dehari – kryetari i Kërçovës, Rafiz Haliti e Kreshik Bekteshi, ndërsa përkrahësit e Musa Xhaferit janë Blerim Bexheti – kryetari i Komunës së Sarajit, Ramiz Merko, Xhevat Ademi dhe Ejup Halimi.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar