Blerim Xhemaili ndahet nga bashkëshortja, Erjona Sulejmani

Blerim Xhemaili ndahet nga bashkëshortja, Erjona Sulejmani
Loading...

Futbollisti i kombëtares zvicerane, por me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili duket se i ka dhënë fund martesës 2-vjeçare me modelen Erjona Sulejmani.

Lajmi është bërë i ditur nga avokatja e mesfushorit të Montrealit, që nëpërmjet një deklarate tregoi se palët kanë dorëzuar kërkesën për divorc në gjykatë.

Në deklaratën e avokates theksohet se çifti Blerim dhe Erjona, nuk janë më bashkë dhe se kjo e fundit vijon të abuzojë me emrin e futbollistit, për të bërë karrierë.

Blerim Xhemaili dhe Erjona Sulejmani janë martuar në vitin 2015, ndërsa kanë edhe një djalë. Erjona është bërë e njohur për botën e sportit, pasi ndiqte shpesh nga tribuna ndeshjet e Xhemailit.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar