Bujar Osmani kryetar i degës Çair – BDI?

Bujar Osmani kryetar i degës Çair – BDI?
Loading...

 

Përplasjet e hatashme midis fraksioneve të brendshme që po përjeton dega e Çairit në BDI, ka detyruar që kjo parti së shpejti të cakton kryesuesin e degës Çair nga kjo parti. Një kohë të gjatë, dega e Çairit të partisë së Ali Ahmetit, po përjeton furtuna të hatashme mes vete duke theksuar se ajo tani më është e ndarë së paku në 3 fraksione të brendshme – klani Izetit, klani i Beqës dhe grupi i Bujar Osmanit-Artan Grubit e cila ka përkrahje direkt nga Ali Ahmeti. Sipas informatave jozyrtare, Ali Ahmeti i beson vetëm grupit të Bujar Osmanit duke kërkuar nga ky i fundit që ti eliminon politikisht Izet Mexhitin dhe Beqir Asanin. Edhe në zgjedhjet lokale është vërejtur përkrahja e hapur e Ahmetit për Bujar Osmanin, duke eliminuar nga skena ish-kryetarin Mexhiti dhe klanin e Beqës. Sipas disa informacioneve brenda strukturave të BDI-Çair, të cilat tani për tani dëshirojnë të mbeten anonime, marrim vesh që Ali Ahmeti kryetar dege do ta bëj të ‘’besueshmin’’ e tij Bujar Osmanin, duke eliminuar dhe pastruar terrenin e ndikimit nga dy klanet tjera, gjithë kjo vjen nga shkaku se tani më ‘’bossi’’ i Çairit nuk është Visar Ganiu, ai konsiderohet kukull e tre grupeve. Bujar Osmani do të jetë kryetar i degës Çair, ndërsa Artan Grubi do të bëhet kryetar i degës së Shkupit?

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar