Buka me insekte, Finlanda i jep dritën jeshile

Buka me insekte, Finlanda i jep dritën jeshile
Loading...

Çdo bukë e prodhuar nga “Fazer Bakeries” përmban rreth 70 karkalecë të tharë, që janë përzierë me miellin dhe farat.

Furra e bukës thotë se ky produkt jo i zakonshëm, që është i disponueshëm për klientët që nga e premtja për 3.99 euro, iu ofron konsumatorëve një burim të mirë proteinash dhe një mënyrë të lehtë për t’u familjarizuar me ushqimet e reja me bazë insektet.

Buka u lançua pak pasi Finlanda iu bashkua 5 shteteve të tjera europiane; Britanisë, Holandës, Belgjikës, Austrisë dhe Danimarkës; më herët këtë muaj, në lejimin e rritjes dhe tregtimit të insekteve për t’u përdorur si ushqim.

Pronarët e furrës së bukës thonë se ata e kanë eksperimentuar bukën që nga vera e shkuar, por kishin pritur deri sa legjislacioni të miratohej për ta hedhur atë në treg.

Për shkak të një sasie të kufizuar furnizimi me karkaleca, buka fillimisht do të shitet në 11 dyqane të kompanisë, në hipermarketet e kryeqytetit finlandez Helsinki, por kompania planifikon që deri vitin e ardhshëm ta ofrojë atë në 47 dyqanet e saj.

Ndërsa mbetet e pazakontë në Europë, ngrënia e insekteve është e zakonshme në shumë pjesë të tjera të botës. Kombet e Bashkuara përllogarisnin vitin e kaluar se, të paktën dy miliardë njerëz hanin insekte dhe më shumë se 1.900 specie janë përdorur për ushqim. Ata që e kanë shijuar bukën në Helsinki, shtyrë nga kurioziteti, thonë sidoqoftë se nuk kanë mundur ta dallojnë ndryshimin. Ajo ka shijen e një buke të zakonshme.

 

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | FUN

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar