Certifikohen 80 të zanatçinj rinj për trashëgiminë kulturore

Certifikohen 80 të zanatçinj rinj për trashëgiminë kulturore
Loading...

“Trashëgimia nuk mund të ruhet dhe as të rijetëzohet nëse asaj i mungojnë mjeshtrat, zanatçinjtë, njerëzit që i japin jetë gurit e drurit me duart e tyre”. Kështu theksoi Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë ceremonsië së diplomimit të 80 mjeshtrave dhe ndihmësmjeshtrave të rinj, pjesë e projektit “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes”. Kumbaro vuri theksin tek puna e madhe restauruese që po bëhet në disa site të rëndësishme si ato në Gjirokastër dhe faktin që për herë të parë Shqipëria ka një shkollë restaurimi, e cila do i shërbejë më mirë jo vetëm ruajtjes e zhvillimit të trashëgimisë, por edhe të rinjve që aftësohen në mjeshtëritë e restaurimit. “Të hapësh kantiere është një punë e madhe, duhen partnerë, projekte të mirëstudiuara, mbështetje financiare, por mbi të gjitha duhen mjeshtra”, theksoi ajo duke shtuar më tej se “ Një ndër mangësitë e mëdha të tranzicionit në vendin tonë, është fakti që në fushën e trashëgimisë kulturore kanë humbur zanatet, që do të thotë ka humbur trashëgimia e tyre. Ndaj certifikimi i këtyre 80 mjeshtrave dhe ndihmësmjeshtrave të rinj është kaq i rëndësishëm”.

Duke vlerësuar këtë nismë tepër inkurajuese, sidomos për të rinjtë, ministrja Kumbaro theksoi impaktin që kanë politika të tilla dhe bashkëpunimi me partnerët vendas e të huaj jo vetëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por duke e parë atë si një mënyrë të fuqishme të zhvillimin ekonomik. Ceremonia e certifikimit të mjeshtrave të rinj, mbajtur në ambientet e Akademisë së Arteve, dëshmoi një tjetër prioritet në fushën e trashëgimisë kulturore.

Për herë të parë në 3 dekada, specialistët e vjetër të restaurimeve patën mundësinë të trajnojnë në teori dhe praktikë gjeneratën e re të mjeshtrave. Gjirokastra, Berati dhe Korça kanë tashmë 80 mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra të certifikuar, për punimet e gurit, drurit, metalit dhe suvasë në ndërtesa historike, falë projektit “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes, projekt i cili nisi në muajin dhjetor 2016, në mjediset e Ministrisë së Kulturës, ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për projektin “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” financuar nga GIZ dhe SIDA. Projekti “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” ka për qëllim ruajtjen e teknikave tradicionale, kualifikimin e personave që operojnë në këtë fushë, rritjen e cilësisë së punimeve (sipas standardeve të restaurimit dhe konservimit) si dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe emigrantët që vendosin të kthehen për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

Ky projekt tregon se trashëgimia kulturore kombinon të drejtën për kulturë dhe të drejtën për zhvillim, përçimin e dijeve nga mjeshtrat e vjetër tek ata të rinj që punojnë në këto site të trashëgimisë. “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” u mundësua nga CHwB Albania, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Ekonomisë të Shtetit Federal të Hessen-it nëpërmjet GIZ, bashkëpunimi gjermano-shqiptar dhe qeveria suedeze, drejtoria rajonale e formimit profesional publik , drejtoria rajonale kombëtare kulturës, Gjirokastër, Korçë, Berat, Instituti i Monumenteve të Kulturës.

23 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Kulturë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar