Çështja shqiptare është më e madhe se vula dhe partia

Çështja shqiptare është më e madhe se vula dhe partia
Loading...

Politika shqiptare në rajon por edhe në vend është më tepër emocionale sesa strategjike dhe vizionare. Pas përplasjeve që kohët e fundit ndodhën në politikën shqiptare në Maqedoni me Lëvizjen BESA dhe në Kosovë me Vetëvendosjen shihet të jetë diçka më e zëshme dhe më e madhe se politika rajonale.

Pas gjithë këtyre proceseve gjyqësore të cilat priten të vazhdojnë edhe disa muaj deri sa të përfundoj i tërë kontesti gjyqësor, shumë zëra në opinion kanë filluar të thonë se çështja shqiptare është më e madhe se emri dhe vula e partisë. Sipas disa zërave që po rrjedhin në opinion çështja shqiptare është më madhore sesa emri dhe vulat e një partie – shqiptarët kanë nevojë për arsim cilësor, zhvillim ekonomik, standard dhe mirëqenie sociale, rrugë të asfaltuara, infrastrukturë, jetë zhvillimore etj, dhe jo të merren e të kacafyten për një emër apo vulë të partisë.

Para disa viteve RDK-ja e Rufi Osmanit filloi të merret me veten ku kishte përçarje mes Vesel Memedit dhe grupit të Fadil Zendelit i cili humbi procesin gjyqësor, ku vetëm vula dhe emri i partisë i mbeti Vesel Memedit asgjë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për ide, zhvillim ekonomik-social, standard më të mirë jetësor dhe aspak nuk duhet të merren me vula apo emër të partisë.

Çështja shqiptare është më e madhe se vula dhe partia. Dje Vesel Memedit i mbetën vulat në dorë, nesër mund ti mbete ndonjë politikani tjetër shqiptarë – mos harroni vula nuk mund të jetë parti – organizimi, struktura, ide, vizioni dhe misioni për të jetësuar çështjet shqiptare duhet të jetë partia.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar