Loading...
Lalo ka lënë pas një krijimtari të bujshme artistike dhe një rrugëtim që sapo kishte filluar në “C’est la vie”, ku ishte pjesë e jurisë.
Lajmi për vdekjen e Lalos ishte marrë gjatë transmetimit të emisionit dhe menjëherë ishte ndërprerë.
Sipas Xing.al, produksioni ka marrë vendim për pozicionin e kompozitorit dhe karrigia e tij në juri është vendosur të mbetet e zbrazët për të nderuar kompozitorin e njohur dhe për të lënë të kuptohet që ai ishte i pazëvendësueshëm.
Kompozitori Aleksandër Lalo ishte ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.
Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment