Cila ishte lutja e Musa Xhaferit ne Natën e Kadrit?

Cila ishte lutja e Musa Xhaferit ne Natën e Kadrit?
Loading...

 

Për përplasjet dhe çarjet e brendshme, që po ndodhin brenda partisë së Ali Ahmetit, janë të njoftuar të gjitha degët brenda strukturave të BDI-së. Sipas disa burimeve brenda BDI-së, të cilat dëshirojnë të mbeten anonime, marrim vesh se përçarja mes krahut të Hazbi Likës dhe krahut të Musa Xhaferit është duke reflektuar edhe nëpër strukturat e kësaj partie, ku nga njëra anë disa degë e përkrahin Hazbi Likën, ndërsa pjesa tjetër e degëve partiake e mbështet krahun e Musa Xhaferit, pra Blerim Bexhetin. A do ta merr përkrahjen Musa Xhaferi nga Ali Ahmeti për shkarkimin e komandant Çelës? Sipas këtij burimi mirë të informuar brenda strukturave të BDI-së, marrim vesh se Musa Xhaferi ka kërkuar nga Ali Ahmeti që sa më parë ta shkarkojë Çelën nga pozitat partiake dhe shtetërore. Ndryshe, sipas po të njëjtit burim marrim vesh se miku i afërt i Ali Ahmetit, Musa Xhaferi ka bërë lutje në Natën e Kadrit kundër Hazbi Likës, duke dëshiruar që ky i fundit sa më parë të largohet nga gjitha funksionet partiake në BDI. Se a do ti pranohet lutja që ka bërë Musa Xhaferi në Natën e Kadrit, kjo do të shihet dhe vërehet më qartë javët në vijim, ku pritet që partia e Ali Ahmetit të ketë më shumë përçarje pak para kongresit partiake, e cila pritet të mbahet menjëherë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar