Cilin e punëson Fadil Zendeli në Kumanovë – a pinë ujë premtimet boshe të Fadilit

Cilin e punëson Fadil Zendeli në Kumanovë – a pinë ujë premtimet boshe të Fadilit
Loading...

Sipas burimeve jozyrtare – informacione këto që vijnë nga terreni, marrim vesh se deputeti Fadil Zendeli gjatë tërë kohës derisa vazhdonin bisedimet për hyrjen në qeveri, ka përpiluar lista punësimesh kumanovarëve dhe gostivarasve, duke i’u premtuar vende pune, rroga të majme, punësime familjare etj. Tash, pas moshyrjes në qeveri të klanit të cilës i takon Zendeli, shumë aktivistë nga Kumanova që kishin marr premtime punësimesh nga Zendeli mbeten të zhgënjyer dhe të tradhtuar edhe një herë. Një aktivist kumanovar, A. Z. shprehet tepër i revoltuar nga mashtrimet e deputetit Zendeli, duke i thënë këtij të fundit ‘’ Fadili na ka mbajt pezull gati se 5 muaj duke na premtuar punësime për shumicën e aktivistëve, ai gjatë kësaj periudhe gjerë sa ishte ky fraksion në bisedime për qeveri – na ka vizituar disa herë duke na mashtruar me listën e punësimeve që e mbante në xhep, duke na mashtruar se ne do të hyjmë në qeveri dhe aktivistët e RDK-së do të jenë të sistemuar me punësime dhe rroga të mira, kjo është tradhti klasike nga Fadili, i ka thanë vetes profesor ama çdoherë na paska mashtru, turp i qoftë…., ai vazhdon më tej duke theksuar se kumanovarët po tradhtohen disa herë nga ky klan dhe se kjo më do të jetë hera e fundit – duke thënë se ky fraksion më nuk ka vend në Kumanovën legjendare. Pyetja e radhës është – për cilin aktivist apo cilët aktivistë nga Kumanova kishte premtuar vende pune Fadil Zendeli, a ka punësuar ndonjë nga këta aktivist apo i ka tradhtuar edhe një herë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar