Cipras: Qëllimi i përbashkët është zgjidhja e çështjes së emrit deri në Samitin e BE-së

Cipras: Qëllimi i përbashkët është zgjidhja e çështjes së emrit deri në Samitin e BE-së
Loading...

esoj se kemi kaluar pjesën më të madhe të rrugës, por ka ende rrugë për të kaluar, tha kryeministri grek Aleksis Cipras në konferencë për media në Sofje dhe shtoi se ende nuk jemi në pozitë për të diskutuar për marrëveshje.

“I shqyrtojmë hap pas hapi të gjitha detajet. Nuk jemi, ende nuk jemi në pozitë që të flasim për marrëveshje. Qëllimi i përbashkët është të kemi rezultat para Samitit të fundit të qershorit dhe disa ditë para Samitit të ministrave evropian të Punëve të Jashtme”, tha Cipras në konferencë për media në Sofje, transmeton Katimerini.

Ai gjithashtu tha se qëllimi është që të arrihet marrëveshje. Në pyetjen se a është emri Gorna Makedonija (Maqedonia e Epërme) për të cilin është biseduar , Cipras tha se ekzistojnë një numër i madh i propozimeve, disa alternativa, por asgjë nuk është definitive.

Kryeministrat Zaev dhe Cipras sot u takuan në Sojfe në Samitin e BE- Ballkanit Perëndimor.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar