City fiton të 11-n rresht, “buzëqesh” edhe Arsenali

City fiton të 11-n rresht, “buzëqesh” edhe Arsenali
Loading...

Tashmë janë 11 fitoret radhazi në Premier League. Manchester City vijon ecurinë fantastike në kampionat pasi në javën e 13-t mposhti 2-1 me përmbysje Huddersfield-in në transfertë duke marrë një tjetër tre pikësh shumë të rëndësishëm në garën për titull.

Golat e Agueros me penallti dhe Sterling 6 minuta përpara fundit të kohës së rregullt përmbysën avantazhin provizor të vendasve që erdhi në fundin e pjesës së parë falë autogolit të mbrojtësit argjentinas të City-it, Otamendi. Skuadra e Guardiolës me këtë sukses u ngjit në kuotën e 37 pikëve duke ruajtur avantazhin prej 8 pikësh nga ndjekësja më e afërt që është Manchester United.

Një fitore e vështirë për Citiziens, por që afron Manchester City-in akoma më shumë me titullin kampion në Angli edhe pse është zhvilluar vetëm 1/3 e kampionatit. Buzeqesh edhe Arsenali që regjistroi fitoren e 2-t rresht pasi kaloi me rezultatin 1-0 në transfertën e Turf Moor, suprizën më të bukur të këtij sezoni Burnley-in. Arsenalit i mjaftoi një penallti e kthyer në gol nga Alexis Sanchez në minutat shtesë për të marrë një fitore që e ngjiti në vendin e 4-t me topçinjtë që lanë pas Tottenhamin. Një fitore shpresëdhënese mori edhe Southampton që në St Mary mposhti lehtësisht 4-1, Evertonin duke ndërlikuar akoma më shumë pozitat e skuadrës nga Liverpooli në renditje.

26 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar