Çmenduri në derbin e Ruhrit, nga 4-0 për Dortmundin, Schalke barazon 4-4!

Çmenduri në derbin e Ruhrit, nga 4-0 për Dortmundin, Schalke barazon 4-4!
Loading...

Çmenduri dhe spektakël në derbin e Ruhrit mes Borussias së Dortmundit dhe Schalke 04, që u mbyll në barazim 4-4. Çfarë kanë shpërdoruar “verdhezinjtë” në këtë sfidë, teksa nuk arritën të ruanin një avantazh prej 4 golash. Në “Signal Iduna Park” u zhvillua një sfidë me dy fytyra, teksa në pjesën e parë dominoi totalisht Dortmundi, që shënoi plot katër gola, ndërsa në fraksionin e dytë “Blutë Mbretërorë” arritën të bënin atë që konsiderohej e pamundur, të shënonin plot katër herë për të shmangur humbjen.

25 minutat e para rezultuan një makth i vërtetë për skuadrën e Tedescos. Në minutën e 12-të zhbllokoi Aubameyang, ndërsa 6 minuta më vonë Stambouli devijoi në portën e tij për rezultatin 2-0. Ende pa marrë vetëm nga ky autogol, Schalke u ndëshkua nga Gotze në  të 20-ën dhe Guerreiro në të 25-ën.

Të rënduar psikologjikisht, “Minatorët” të paktën shkuan në dhomat e zhveshjes pa pësuar një tjetër gol.

Reagimi erdhi deri në fraksionin e dytë, teksa Burgstaller dhe Harit shënuar njëri pas tjetrit brenda 4 minutave lojë (61 dhe 65), duke ngushtuar në 4-2. Në minutën e 72-të Aubameyang la fushën pas dy kartonëve të verdhë, duke u dhënë shpresë kundërshtarëve për një përmbysje të madhe. Caligiuri shënoi të tretin për Schalken në të 86-ën, ndërsa në minutën e katërt shtesë Naldo realizoi golin e barazimit në një sfidë vërtet të çmendur, ku u shënuan plot 8 gola.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar