Debat në Kuvend rreth ndryshimeve të Ligjit për media

Debat në Kuvend rreth ndryshimeve të Ligjit për media
Loading...

Në organizim të Komisionit kuvendor për çështje evropiane, sot do të mbahet debat publik me temë “Propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Shërbime mediatike, audio dhe audiovizuale”.

Sipas komisionit, për shkak të rëndësisë së temës, me qëllim të debatit të gjerë dhe konstruktiv, në debatin publik janë të ftuar anëtarë të Qeverisë, mediave, portaleve, shoqatave gazetareske, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të organizatave joqeveritare.

Në debatin publik, do të marrin pjesë edhe deputetë, të cilët janë anëtarë të komisioneve për politikë të jashtme, për transparencë, lidhje dhe ekologji, të Komitetit të përzier parlamentare-Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian dhe të Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar