Deputeti Rexhep Memedi në mbrojtje të kushteve më të mira për punëtorët

Deputeti Rexhep Memedi në mbrojtje të kushteve më të mira për punëtorët
Loading...

 

Sot në Kuvendin e Maqedonisë u diskutua lidhur me propozimin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Marrëdhënie të punës, me ç’rast deputeti i Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi ka paraqitur qëndrimin e tij dhe të partisë.

Ai në ndërkohë që përshëndeti dhe mbështeti propozimligjin ka dhënë një konstatim se statusi i punëtorëve në Republikën e Maqedonisë është nënçmues dhe se jemi dëshmitarë për çdo ditë se cenohen të drejtat e punëtorëve.

“Kjo ndodhë për dy arsye- e para për shkak të mangësive në legjislacion dhe e dyta mosrespektimi i normave ligjore gjatë implementimit në praktikë. Dhe në këte drejtim jemi larg standardeve evropiane dhe të drejtave qe i gëzojnë punëtorët ne BE”, ka thënë Rexhepi.

Prandaj ai shtoi se deputetët dhe Kuvendi kanë për obligim që të përmirësojmë kornizën ligjore dhe të rrisin cilësinë e dispozitave të ligjit aktual për marrëdhënie të punës, sidomos në pjesën e masave mbrojtëse për të parandaluar abuzimet me të drejtat e punëtorëve. Deputeti Memedi njëashtu theksoi që nevojitet harmonizim i dispozitave ligjore me Kartën sociale evropiane.

“I vlerësoj si pozitive ndryshimet dhe plotësimet që kanë të bëjnë me shkurtimin e afatit në konkurset për punësim nga 5 në 3 ditë, që do rris efikasitetin dhe do të tejkalohen pengesat burrokratike gjatë hapjes së bizneseve të reja; kjo ishte edhe njëri nga rekomandimet në raportin e Doing Business dhe Bankës botërore. Është për tu përshëndetur edhe norma që parasheh obligim per punëdhënësin të parashtroj vërejtje me shkrim për punëtorin para se të e ndërrpres kontratën e punës dhe i njëjti të ketë afat prej 15 ditë të përmirësoj cilësinë e punës. Është për tu përshëndetur edhe rritja e rrogës minimale për stazhierët nga 40 në 70%. Me ndryshimet e reja sigurohen instrumente shtesë për ti mbrojtur kategoritë vulnerabile të punëtorëve, siç janë personat me invaliditet, prindërit e fëmijëve me nevoja të posaçme etj., në rast të ndërrprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste”, përfundoi deputeti nga rradhët e Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar