Derbi i Ruhrit pa fitues, Gladbach mposht Bayernin e Heynckes

Derbi i Ruhrit pa fitues, Gladbach mposht Bayernin e Heynckes
Loading...

Çmenduri dhe spektakël në derbin e Ruhrit mes Borussias së Dortmundit dhe Schalke 04, që u mbyll në barazim 4-4. Çfarë kanë shpërdoruar “verdhezinjtë” në këtë sfidë, teksa nuk arritën të ruanin një avantazh prej 4 golash. Në “Signal Iduna Park” u zhvillua një sfidë me dy fytyra, teksa në pjesën e parë dominoi totalisht Dortmundi, që shënoi plot katër gola, ndërsa në fraksionin e dytë “Blutë Mbretërorë” arritën të bënin atë që konsiderohej e pamundur, të shënonin plot katër herë për të shmangur humbjen.

25 minutat e para rezultuan një makth i vërtetë për skuadrën e Tedescos. Në minutën e 12-të zhbllokoi Aubameyang, ndërsa 6 minuta më vonë Stambouli devijoi në portën e tij për rezultatin 2-0. Ende pa marrë vetëm nga ky autogol, Schalke u ndëshkua nga Gotze në  të 20-ën dhe Guerreiro në të 25-ën.

Të rënduar psikologjikisht, “Minatorët” të paktën shkuan në dhomat e zhveshjes pa pësuar një tjetër gol.

Reagimi erdhi deri në fraksionin e dytë, teksa Burgstaller dhe Harit shënuar njëri pas tjetrit brenda 4 minutave lojë (61 dhe 65), duke ngushtuar në 4-2. Në minutën e 72-të Aubameyang la fushën pas dy kartonëve të verdhë, duke u dhënë shpresë kundërshtarëve për një përmbysje të madhe. Caligiuri shënoi të tretin për Schalken në të 86-ën, ndërsa në minutën e katërt shtesë Naldo realizoi golin e barazimit në një sfidë vërtet të çmendur, ku u shënuan plot 8 gola.

Bajerni i Heynkes pësoi humbjen e parë në kampionat, por gjithsesi e padëmshme, pasi u mund 2-1 në transfertë nga Gladbachu. Bavarezët, pavarësisht se e dominuan ndeshjen,  vuajtën saktësinë para portës të vendasve, ndaj të cilëve kampionët e Gjermanisë kanë hasur gjithmonë vështirësi. Gladbachu shfrytëzoi pesë minuta për të krijuar një epërsi të dyfishtë dhe më pas thjesht arriti të administronte fitoren deri në fund. Hazard shënoi i pari në minutën e 39-të, ndërsa Ginter dyfishoi shifrat në të 44-ën. Gabimi i Sommerit në të 74-ën pas goditjes së Vidal, thjesht sa u dha shpresë për një pikë miqve, që nuk arritën më të shënonin, duke e humbur sfidën, por gjithsesi, duke patur një +3 në renditje nga ndjekësi më i afërt, që është Leipzigu, ndërsa Gladbachu me këtë fitore hyn tashmë në zonën Champions të renditjes.

Në takimet e tjera të së shtunës u arritën këto rezultate:

Eintracht Frankfurt – Bayer Leverkusen  0-1

FC Augsburg – Wolfsburg                           2-1

RB Leipzig – SV Werder Bremen                2-0

SC Freiburg – 1. FSV Mainz 05                   2-1

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar