Derivatet e naftës me çmime më të larta

Derivatet e naftës me çmime më të larta
Loading...

Megjithëse në nivel botëror ka rënë çmimi i naftës për barel, në nivel vendor në Maqedoni do të rritet çmimi i derivateve të naftës për litër.

Eurosuper BS-95 nga mesnata do të shitet për 1.5 denarë më shtrenjtë – 63 denarë, kurse Eurosuper BS-98, Eurodisel (D-EV) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, do të shiten për 2 denarë më shtrenjtë, respektivisht 65 denarë, 50 denarë dhe 38.5 denarë.

Kështu ka vendosur Komisioni rregullator energjetik (KRRE). Deri te ky vendim ka ardhur pas ndryshimit të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe nga kursi i denarit përballë dollarit, në dy javët e kaluara.

Çmimi shitës me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1.67 denarë, pra do të kushtojë 24.078 denarë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar