Ditën e djeshme nuk do ta harrojë kurrë në jetë tifozi i Leedsit

Ditën e djeshme nuk do ta harrojë kurrë në jetë tifozi i Leedsit
Loading...

Tifozi i huazoi kapelën për ta mbrojtur nga dielli. Në një pasdite të ndritshme në Yorkshire, portieri Wiedëald ndjeu se dielli i fortë po ndikonte në pamjen e tij gjatë pjesën së parë në Oakwell.

Kështu, portieri mysafirë nxiti një nga mbështetësit e Leedsit për t’ia dhënë atij kapelën e tij në mënyrë që mos të kishte probleme me shikimin.

Tifozi pa u menduar dy herë ia dha kapelën, teksa ky gjest u duartrokit nga tifozët tjerë dhe i dhanë ovacione të shumta. Ky gjest doli të ishte me fat pasi pa kaluar mirë dy minuta skuadra mysafirë e Leedsit gjeti golin e epërsisë.

Ndërsa, në fund të ndeshjes tifozët mysafirë të Leedsit që kishin udhëtuar në numër të shumtë ishin shumë të lumtur, pasi ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës së tyre me rezultat 2-0.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar