E vërteta e hidhur: Ziadin Sela-dashnorja e braktisur e VMRO-DPMNE-së

E vërteta e hidhur: Ziadin Sela-dashnorja e braktisur e VMRO-DPMNE-së
Loading...

Njëra ndër çështjet më të përfolura në opinion, sigurisht që është zgjedhja e Ziadin Selës si kryetar komune në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Shumë zëra qarkullonin se Sela që në atë kohë është ndihmuar nga një krah i BDI-së, por edhe nga VMRO-DPMNE, duke qenë kështu i kapur nga këto parti.
Këto gjëra, sigurisht që kanë qenë të qarta për struganët, mirëpo për të gjitha këto, sot edhe publikisht foli Oliver Spasovski nga LSDM. Nga foltorja e kuvendit, ai e quajti Ziadin Selën një dashnore e braktisur e VMDO-DPMNE-së.

Më herët, deputeti Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së akuzoi Selën se nuk ka punuar mjaftueshëm për struganët, duke theksuar deponinë që digjet dhe që ndot ajrin që thithin qytetarët e komunës së Strugës. Mirëpo, Oliver Spasovski duke iu kundërpërgjigjur Dimovskit, i tha atij se të gjitha pyetjet që ia drejton Selës, duhet t’ia drejtojë edhe vetë VMRO-DPMNE-së, pasi kanë qenë në koalicion me Zijadin Selën dhe bashkë kanë udhëhequr me Strugën deri tani.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar