Edhe “NUN”-i me “Logos-A”-në

Edhe “NUN”-i me “Logos-A”-në
Loading...

Me një libër në dorë të botuar nga Shtëpia Botuese “Logos-A”, qytetarë të shumtë në Çarshi të Shkupit dolën sot për t’i dhënë përkrahje Shtëpisë Botuese “Logos-A”, pas presioneve të shumta që po i bën pushteti kohëve të fundit. 
Amar Rexhepi nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, njëherit edhe një prej organizatorëve të kësaj proteste tha se “Është jo njerëzore dhe jodemokratike që institucionet shtetërore nëpërmjet mekanizmave të tyre të sulmojnë këtë djep të librit, të atakojnë mikun e diturisë dhe humanizmit, të pengojnë ngritjen dhe zhvillimin e arsimit dhe librit.”

Në emër të shoqatës “Nun”, në kuadër të së cilës funksionon edhe shtëpia botuese, foli Bexhet Nuredini, i cili tha se  drita e dijes nuk shuhet me injorancë dhe krim!
“Ne si shtëpi botuese jemi të vetëdijshëm se sa është e vështirë të krijosh dhe të ndritësh një vatër të dijes që të ketë veprimtari të pashkëputur dekada të tëra me ekspozimin e autorëve, njerëzve të punës, fundja, të fjalës shqipe, duke pasur për synim pasurimin e thesarit tonë kulturor dhe identitar. Duke pasur parasysh se librat janë pjesë e pandashme e jetës sonë, sot jemi dëshmitarë edhe ne të përkrahim çdo iniciativë në mbështetje të librit, dhe patjetër që duhet të jemi kundër çdo padrejtësie që u bëhen shtëpive botuese, në këtë rast, shtëpisë botuese ‘Logos A’”, tha mes tjerash Nuredini.
Ai po ashtu theksoi se shtëpia botuese “Logos A” është adresë shumë e denjë dhe kultivuese e gjuhës shqipe gati tre dekada ndër shqiptarët, andaj sipas tij, kjo shtëpi botuese llogaritet shtylla më e rëndësishme e kultivimit tonë kulturor dhe arsimor.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar