Editorial

Kush e imponon bindjen se pa u bërë ‘shërbëtor’ i ndonjë lideri maqedonas, kot e ke të merresh me shqiptarinë!

Shkruan: Kim Mehmeti
28.10.2016

Dallimi mes LSDM-së dhe DPMNE-së, nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por me formën

“Është e qartë se BDI-ja na solli në situatë të hamendemi se ndoshta më mire është të gjithë sa jemi, vullnetarisht të anëtarësohemi në ndonjë parti maqedonase, se sa drejtuesit e saj, të na çojnë te VMRO-DPMNE-ja!Por mbetet e paqartë se si aq shpejtë harruam se kur bëhet fjalë për kërkesat shqiptare, dallimi mes LSDM-së dhe DPMNE-së, nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por me formën! Dhe pa i gjykuar, e as paragjykuar, duhet pyetur simpatizantët dhe anëtarët ‘krenarë’ shqiptarë të LSDM-në se vallë është e mundur aq ta kenë humbur besimin te çdo gjë shqiptare, sa t’i nënshtrohen bindjes (që nuk dallon me asgjë nga ajo e krerëve të BDI-së) se pa u bërë ‘shërbëtor’ i ndonjë lideri maqedonas, kot e ke të merresh me shqiptarinë!? Pastaj, pa të keq dhe miqësisht, ata duhet pyetur: pse lideri i tyre e heshti ‘bombën’ për ‘Monstrën’, dhe mos vallë kështu e vazhdon traditën e partisë së vet, që stabilitetin e shtetit ta ruaj duke flijuar shqiptarët!? Shqiptarët e “LSDM-së’, që me asgjë nuk i konsideroj më pak patriotë se cilido shqiptar tjetër, do ishte mirë të na tregonin se vallë e dinë se rasti i “Sopotit” u kurdis gjatë qeverisjes LSDM-BDI, se po kjo qeveri e trasoi rrugën e relativizmit të Marrëveshjes së Ohrit, se pas mëvetësimit të Maqedonisë, qeveritë e LSDM-së ishin ato që e hapën rrugën e antishqiptarizmit institucional, çka e çoi vendin drejt konfliktit të 2001…!? Dhe do ishte mirë ata të na ndihmonin ta kuptonim si është e mundur ta forcosh shqiptarinë me një parti ‘qytetare’ si LSDM-ja, por e cila kurrë nuk u distancua, kurrë publikisht nuk hoqi dorë dhe kurrë nuk kërkoi falje për zbatimin thuajse dy dekadash të një politike në thelb antishqiptare!”,

14681678_10154599875342141_7690450215773952285_n-1

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar