Egjipt, 115 të vrarë nga një sulm me bombë në xhami

Egjipt, 115 të vrarë nga një sulm me bombë në xhami
Loading...

Militantë të dyshuar kanë hedhur një bombë dhe kanë shkrepur armë zjarri drejt një xhamie, në veri në Egjiptit, duke vrarë 115 persona, njofton agjencia shtetërore e lajmeve. Dëshmitarët thanë për median egjiptase se sulmi ka ndodhur në Bir al-Abed, afër al-Arish gjatë lutjeve të së premtes.

Zyrtarë të shëndetësisë thonë se rreth 80 persona tjerë janë lënduar nga sulmi. Egjipti po lufton kryengritjen Islame në rajon, që është rritur që nga viti 2013.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas ngjarjes së rëndë, por këto vitet e fundit, militantët xhihadistë janë rebeluar ndaj pushtetit, që prej përmbysjes së presidentit islamik Mohammed Morsi nga ushtria, korrikun e vitit 2013.

24 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar