Ekipi i Ministrit të BESËS, Asaf Ademit me ekspert profesionist

Ekipi i Ministrit të BESËS, Asaf Ademit me ekspert profesionist
Loading...

Asaf Ademi edhe zyrtarisht ka marrë funksionin e ministrit të Kulturës. Ministri i deritanishëm Robert Allagjozovski sot ia ka lëshuar karrigen Ademit që vjen nga Lëvizja BESA.
Sipas informatave jozyrtare – burime mirë të informuara nga Lëvizja BESA, marrim vesh që ministri i ri i kulturës, Asaf Ademi do të themeloj ekipin ministror nga të gjitha etnitë – nga ekspert profesionist nga etnitë të ndryshme, kjo lë të nënkuptohet se Ministria e Kulturës do të jetë e depolitizuar për nga përcaktimi etnik.
Ministri i ri gjatë pranim- dorëzimit të detyrës ka ardhur në shoqërim të aktorit Visar Vishka.Vlen të theksohet se ditë më pare, artisti shqiptar Ismet Ramadani në profilin e tij facebook kishte përgëzuar shqiptarët për Ministrinë e Kulturës, duke uruar që Asaf Ademi të jetë ndryshe nga të tjerët.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar