Ekskluzive/ Banorët e Tetovës e përzunë Teuta Arifin nga lagjja e tyre

Ekskluzive/ Banorët e Tetovës e përzunë Teuta Arifin nga lagjja e tyre
Loading...

Teuta Arifi ka vazhduar me aktivitet e saj të përditshme mirëpo është përballur me një situatë të pakëndshme në një lagje të Tetovës ku disa banorë të pranishëm në takim e kanë përzënë nga takimi dhe ia kanë bërë të ditur se nuk është e dëshiruar.

Sipas burimeve të portalit Sakte.net mësohet se arsye të kenë qenë përsëritja e premtimeve të njëjta për banorët e kësaj lagjeje të cilët vuajnë për mungesë të infrastruktruës, kanalizimit dhe parakushteve elementare për jetesë.
Për disa momente janë krijuar tensione midis sigurimit të Teuta Arifit dhe banorëve të revoltuar, mirëpo situata është qetësuar me largimin e Arifit nga kjo lagje.
Kohë më parë edhe në fshatin Reçicë e Madhe Teuta Arifi ishte përballur me një situatë të ngjashme./Sakte.net

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar