Erdhi “Dhurata” për Ameli

Erdhi “Dhurata” për Ameli
Loading...

Kënga e shumë pritur erdhi. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i këndojnë dhuratës së tyre, Ameli, me tekstin plot ndenjë të shkruar nga vetë Albani.

Ameli mbush sot 2 vjeç dhe kjo është dhurata e prindërve të saj në këtë ditëlindje. “Është bashkëpunimi më i rëndësishëm në karrierën tonë dhe më i sinqerti”, tha Miriam e ftuar para pak ditësh në Top Show, ku foli për projektet e saj më të fundit.

“Se ti je dhurata më e bukur në jetë, je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë”, thuhet në tekstin e këngës.

Klipi nis me video amatore të çiftit me vajzën e tyre, Ameli e më pas me klipin e këngës, ku protagoniste kryesore është e vogla e tyre. Dhe është pikërisht Ameli që mbyll këngën duke kënduar vargjet e të atit.

Në vetëm pak orë nga publikimi kënga arriti 50 mijë klikime në YouTube dhe është shpërndarë majft në rrjetet sociale. Miriam është trajnere në “The Voice Kids”.

28 nëntor 2017 (gazeta-Sshqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar