Erdogan në Greqi, vizita e parë e një presidenti turk pas 65 vitesh

Erdogan në Greqi, vizita e parë e një presidenti turk pas 65 vitesh
Loading...

“Presidenti ynë do të jetë i pari president turk që do të vizitojë Greqinë pas një ndërprerje 65-vjeçare. Besoj se kjo vizitë do të ketë rezultate domethënëse”, u shpreh sot zëvendëskryeministri Hakan Cavusoglu cituar nga AA, duke saktësuar se data e vizitës nuk bëhet ende e ditur.

Erdogan ka vizituar edhe më parë Athinën në kohën kur mbante postin e kryeministrit, një funksion që mbajti mes 2003 dhe 2014.

Vizita e planifikuar regjistrohet në vazhdimësinë e takimeve të tjera të nivelit të lartë mes dy shteteve në muajt e fundit.

Gjithashtu në qershor, kryeministri turk Binali Yildirim takoi homologun grek, Aleksis Cipras në Athinë dhe ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kocias, ky i fundit ndërmori një vizitë në fund të tetorit në Turqi ku u takua gjithashtu me presidentin Erdogan.

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë kanë qenë historikisht të trazuara, por këto dy shtete kanë zhvilluar nga fundi i viteve 1990 një marrëdhënie pragmatike që është përmirësuar prej ardhjes në pushtet të Erdogan, në 2003.

 

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar