Fejzi Hajdari: Vetëm Lëvizja BESA mund ta mposhtë BDI’në, vetëm asaj i frikësohet Gruevski

Fejzi Hajdari: Vetëm Lëvizja BESA mund ta mposhtë BDI’në, vetëm asaj i frikësohet Gruevski
Loading...

“Instituti në fjalë në radhë të parë me saktësi të madhe kishte qëlluar edhe rezultatet e shumë cikleve zgjedhore, sidomos zgjedhjeve të fundit parlamentare. Prandaj jo vetëm nga saktësia e këtij instituti, por edhe nga analizat dhe vlerësimet tona në terren, e thonë po të njëjtën. Nëse ka një parti që mund ta rrezikojë dhe fitojë BDI-në, ajo është Lëvizja BESA. BDI-ja në fakt me këtë politik antishqiptare, që moti është dashur të pësojë humbje, por falë ndihmesës që po ia jep VMRO-ja, ajo me zor po mbahet duke kushtëzuar adminstratorët dhe të punësuarit tjerë nëpër institucione. Se BESA ka marrë hov mjafton të shikohet reagimi i Nikolla Gruevskit ndaj plaftormës politike të Lëvizjes BESA – RIDEFINIMIT. Besoni se Gruevski kujdeset më shumë për rejtingun e BDI-së se sa për disa kuadro të tjera të VMRO-së. Vetëm më BDI-në në qeveri, VMRO-ja dhe Gruevski, mund t’i realizojnë projetket dhe politikën antishqiptare. Elektorati shqiptarë është ngopur me gënjeshtrat dhe dështimet e BDI-së, prandaj në kërkim e sipër të aternativës së re, BESë-n si duket e kam parë si alternativë të mirë, duke mos përjashtuar edhe pjesën tjetër të opozitës shqiptare, e cila bazuar në rezultatet e anketës në fjalë, fatkeqësisht, nuk qëndron edhe aq mirë, sa do të doja unë”, ky është vlerësimi i publicistit dhe botuesit të gazetës Lajm, Fejzi Hajdari i pyetur nga portali Sakte.net lidhur me rezultatet e fundit të  Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM).

Ky institut, i cili njihet për saktësi maksimale, në anketën të publikuar ka bërë të ditur se BDI dhe BESA janë në garë të ngushtë në këto zgjedhje.

BDI është akoma në krye me 13.4%, por dallimi ndaj Lëvizjes Besa tashmë është vetëm 3%.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar