Femrat nga Tetova përkahin Sh.B. “Logos-A”

Femrat nga Tetova përkahin Sh.B. “Logos-A”
Loading...

Lidhja e Nxënësve Shqiptar të Maqedonisë me mbështetje të shumë shoqatave; Vizioni – M, Klubi Elita, USSH, NUN dhe Parimi, në shenjë proteste u tubuan në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për të shprehur revoltën e tyre kundër kontrollove të shumta të inspektoratit shtetëror ndaj Shtëpisë Botuese “Logos-A”
Erduan Dauti nga Shoqata Kulturore “Vizioni M”, tha se ata dënojnë ashpër të gjitha sulmet e cilësdo strukture që po tenton ta shuajë këtë qiri ndriçues, pra SH.B “Logos-A”
“Përgjatë gjithë historisë nuk na kanë habitur sulmet e qarqeve antishqiptare sllave, ndaj vlerave të mirëfillta kombëtare dhe fetare, e ndaj personaliteteve që tentonin dhe tentojnë t’i mbajnë të gjalla këto vlera. Por është për tu habitur që edhe në kohën tonë kemi persona që me emra ngjasojnë me ne por mendojnë dhe veprojnë edhe më keq se antishqiptarët e dëshmuar. Mbase ka ardhur koha këtyre personave dhe struktura t’u bien maskat”, tha përfaqësuesi i shoqatës kulturore “Vizioni M”, Erduan Dauti.
Ishte mahnitëse se si nga shumë qytete ishin prezent protestuesit për Sh.B. “Logos-A”. Në këtë protestë kishte përkrahje edhe nga femrat Tetovare, ku treguan përkrahjen e tyre për Shtëpinë Botuese “Logos-A”.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar