Feriz Dervishi – njeriu që e lidh Ali Ahmetin dhe Sasho Mihajkovin! (VIDEO)

Feriz Dervishi – njeriu që e lidh Ali Ahmetin dhe Sasho Mihajkovin! (VIDEO)
Loading...

Vrasjet e shumëfishta në degën e Kumanovës nuk kanë të ndalur, pas komandant Shqiponjës i cili u vra në vitin 2015, disa javë më parë afër selisë së BDI-së pra në Reçicë të Vogël, pas përleshjeve me armë mes funksionarëve të BDI-së dega Kumanovë, mbeti i vrarë Naip Rexhepi – Bellanoca, i cili thuhet se ishte personi që kishte mbrojtur Ali Ahmetin në Kumanovë gjatë hyrjes së tij me forcë në këtë qytet. Pas kësaj që ndodhi, problemet brenda degës Kumanovë në BDI edhe më tepër u acaruan, ku menjëherë pas vrasjes së Bellanocës, njëri ndër themeluesit e parë të BDI-së dhe shoku i afërt i Ali Ahmetit nga Kumanova, Nazmi Beqiri reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social – facebook, ku kritikoi ashpër kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin duke i thënë se çfarë komandanti është Ali Ahmeti që nuk mund ti ndal vrasjet partiake brenda BDI-së. Shumë zëra brenda BDI-së në Kumanovë, thonë se shkaku i vrasjes së Bellanocës ishin fërkimet dhe problemet e brendshme disa vjeçare në këtë degë – midis dy fraksioneve – pra grupit mes Nazmi Beqirit dhe grupit të Feriz Dervishit. Opinioni shqiptarë personin nga Kumanova – Feriz Dervishi, e njeh nga bombat e atëhershme të opozitës maqedonase – LSDM, ku nëpërmjet një bisede , ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mihajkov thotë : Feriz e nash çovek – ( Ferizi është njeri jonë). Pas kësaj bisede të ish-shefit të shërbimit sekret, Mihajkov tash ky person a është njeri i Ali Ahmetit i cili e ka edhe përkrahjen nga po i njëjti kundër shokut të tij të vjetër – Nazmi Beqiri. Pra, sipas disa informacioneve të cilat dëshirojnë të mbeten anonime, Ali Ahmeti është kundër grupit të Nazmi Beqirit, duke i dhënë përkrahje të plotë grupit të Feriz Dervishit që ai ta kontrollon degën e Kumanovës.

 

 

 https://www.youtube.com/watch?v=8cDZnHGzak8
Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar